Drejtori Sela vizitoi BNU "Shën Klimenti i Ohrit"

Jan 29, 2020

Drejtori Sela vizitoi BNU "Shën Klimenti i Ohrit"
Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës së RMV-së (AZGJ), Ylber Sela, vizitoi Bibliotekën Nacionale dhe Universitare "Shën Klimenti i Ohrit", ku pati një takim pune me Frymëzim Dautin, drejtor i këtij institucioni. Me këtë rast, drejtori Sela shprehu mirënjohjen për takimin, si dhe gatishmërinë e AZGJ-së për bashkëpunimin ndërinstitucional, për mendime këshilluese, për konsultime dhe përkrahje të punës së BNU "Shën Klimenti i Ohrit" . Nga ana tjetër, Dauti informoi homologun e tij se bibliotekës i mungon personeli për përkthim dhe korrigjim në gjuhët zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe se do të bëhen përpjekje që me burimet e brendshme në dispozicion të bibliotekës, të sigurohet respektimi i dispozitave të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve. Palët shprehën gatishmërinë e tyre për të vazhduar më tej dhe për të promovuar bashkëpunimin e mirë midis dy institucioneve. [gallery bgs_gallery_image_size="full" bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="3427,3430"]

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk