Drejtori Sela vizitoi Agjencinë e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore

Feb 28, 2020

Drejtori Sela vizitoi Agjencinë e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore
Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, vizitoi Agjencinë e Barnave dhe të Pajisjeve Mjekësore (MALLMED) ku realizoi takim pune me drejtoreshën Visara Riza.
Në takim, drejtori Sela theksoi se AZGJ-ja gjithmonë do të mbetet e hapur për bashkëpunim, përfshi edhe MALLMED-in si një organ jashtëzakonisht i rëndësishëm i administratës shtetërore, qëllimi i të cilit është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve nëpërmjet zbatimit të rregullativës dhe mbikëqyrjes efikase në fushën e prodhimit dhe qarkullimit të ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore.
Takimi ishte një mundësi për t’u informuar rreth zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në punën e MALLMED-it. Njëkohësisht, drejtori Sela u interesua edhe rreth mundësisë që qytetarët të cilët janë konsumues të barnave dhe pajisjeve mjekësore, udhëzimet për përdorim të mund t’i marrin edhe në gjuhët zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Drejtoresha Riza shprehu kënaqësi për takimin dhe shfrytëzoi rastin për ta informuar Drejtorin Sela për situatën aktuale në MALLMED duke shfaqur interesimin për vazhdimin e dialogut ndërmjet dy institucioneve.
[gallery bgs_gallery_image_size="full" bgs_gallery_type="slider" ids="3785"]

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk