Drejtori Sela në vizitë pune te Gjykata Supreme

Jan 16, 2020

Drejtori Sela në vizitë pune te Gjykata Supreme
Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, ishte në vizitë pune te Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me kërkesë të Faik Arsllanit, ushtruesi i detyrës kryetar i gjykatës më të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mbledhje në të cilën morën pjesë edhe përfaqësues të Gjykatës Supreme, si: Lidija Tanevska – Jadrofska, këshilltare e pavarur gjyqësore dhe shefja e kabinetit të kryetarit të Gjyqit, Sonja Gruevska, administratore gjyqësore dhe Marina Mileva, bashkëpunëtore e lartë gjyqësore dhe zëdhënëse e Gjyqit. Drejtori Sela i falenderoi për ftesën e takimit dhe theksoi se gjithnjë është i hapur për bashkëpunim dhe mbështetje të çdo institucioni, që ka nevojë për të, gjithë kjo me qëllim t’u mundësohet qytetarëve realizim efikas dhe efektiv të të drejtave të tyre gjuhësore dhe të procedurave te Gjykata Supreme, ashtu siç është paraparë me Ligj. Kryetari Arsllani shprehu mbështetje për punën e AZGJ-së dhe njëherësh e informoi bashkëbiseduesin se, edhe për skaj të vonesave dhe pengesave në zbatimin e Ligjit, janë ndërmarrë aktivitete nga Gjykata Supreme, siç është ndryshimi i tabelës së Gjykatës në gjuhët zyrtare, aktivitetin e tanishëm për ndryshimin e vulave, logos dhe uebfaqen e Gjykatës, aktivitete të cilat priten të mbarojnë në kohë sa më të shkurtër. Gjithashtu theksoi nevojën e ekipimit kadrovik të Gjyqit me angazhimin e përkthyesve dhe lektorëve të specializuar në terminologjin gjyqësore, krejt kjo me qëllim funksionimin e Gjykatës dhe zbatimin e mirëfillt të dispozitave ligjore të cilat kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhëve zyrtare në procedurat gjyqësore. Gjatë kohës së takimit, të dyja palët e riafirmuan nevojën për bashkëpunim dhe mbështetje të ndërsjelltë, duke e theksuar rëndësinë e respektimit të të drejtave ligjore të çdo qytetari. [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="3391,3394"]

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk