Drejtori Sela në takim pune me Kryetarin e Gjykatës Themelore Civile

Dec 26, 2019

Drejtori Sela në takim pune me Kryetarin e Gjykatës Themelore Civile
Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela, sot realizoi takim pune me Kryetarin e Gjykatës Themelore Civile Shkup, Ilir Sulejmani. Gjatë takimit, drejtori Sela shprehu kënaqësi për angazhimin dhe përkushtimin e kryetarit Sulejmani për zbatimin e fazës së parë të Ligjit për Zbatimin e Gjuhës, duke pasur parasysh stafin e kufizuar dhe mjetet buxhetore që ka në dispozicion kjo gjykatë. Kryetari Sulejmani theksoi se gjykata të cilën e administron ai, përfaqëson gjykatën më të madhe civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe se me angazhimin e tij personal dhe kapacitetet që disponon, ka përmbushur detyrimet e fazës së parë të Ligjit për Zbatimin e Gjuhës, por ende ka pengesa objektive për zbatimin e mëtutjeshëm të plotë të detyrimeve ligjore për shkak të mungesës së burimeve njerëzore kompetente, veçanërisht përkthyes, daktilografë, dhe stafit tjetër profesional me njohuri të mirë të gjuhës shqipe dhe terminologjisë ligjore. Qëllimi i këtyre takimeve kryesisht është në interes të qytetarëve për realizimin pa pengesë të të drejtave të tyre gjuhësore jo vetëm në proceset gjyqësore, por në të gjitha procedurat që përfshijnë zgjidhje ligjore, dhe Agjencia për Zbatimin e Gjuhës mbetet e gatshme për të bashkëpunuar me të gjitha palët që kanë për obligim zbatimin e dispozitave të Ligjit për Zbatimin e Gjuhës. [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="3093,3090,3087"]

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk