Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, vizitë në Komunën e Kumanovës

Feb 10, 2022

Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, vizitë në Komunën e Kumanovës
Në vazhdën e aktiviteteve që po zhvillon Agjencia e Zbatimit të Gjuhës në të gjitha komunat ku jeton popullatë shqiptare, drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Ylber Sela, me bashkëpunëtorët e tij, vizituan Komunën e Kumanovës, ku u pritën nga kryetari i kësaj komune, Maksim Dimitrievski, si dhe nga drejtorët dhe arsimtarët e gjuhës shqipe të shkollave fillore dhe atyre të mesme të kësaj komune. Gjatë këtij takimi u fol për nivelin e zbatimit të dygjuhësisë në këtë komunë dhe për probleme të tjera të kësaj natyre. AZGJ-ja, nga ana e saj u zotua, se nëpërmjet projekteve të ndryshme, pas vizitës që do t’ju bëjë të gjitha komunave ku mësohet gjuha shqipe, do të dalë me strategji, propozime dhe aktivitete konkrete. Shkup, 10.2.2022  

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk