Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela realizoi takim pune në Agjencinë e Punësimit

Nov 10, 2020

Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela realizoi takim pune në Agjencinë e Punësimit
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Ylber Sela sot realizoi një takim pune me drejtorin e posaemëruar të Agjencisë së Punësimit, Abdush Demiri. Në këtë takim ai ia uroi postin e drejtorit, duke theksuar faktin se për herë të parë në krye të këtij institucioni të rëndësishëm emërohet një kuadër shqiptar.
Me këtë rast, Demiri e informoi drejtorin Sela rreth gjendjes së kuadrit, nivelin e zbatimit të gjuhës shqipe në këtë agjenci, si dhe për sfidat që e presin në të ardhmen.
Drejtori Sela u zotua se AZGJ-ja do të ofrojë mbështetje dhe ndihmë profesionale rreth përkthimit dhe lekturimit të formularëve dhe akteve zyrtare, si dhe ndihmë këshillëdhënëse për zbatim sa më të drejtë të dispozitave të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, me qëllim që qytetarët të kenë qasje sa më të lehtë në marrjen e shërbimeve nga ky institucion.
Të dy palët u zotuan për intensifikimin e bashkëpunimit në të ardhmen.
[gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="4878,4875"]

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk