Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela - në Javën e Albanologjisë në Prishtinë
Jun 22, 2021
Dje në Institutin Albanologjik të Prishtinës u hap Java e Albanologjisë, e 12-ta me radhë, ku të pranishmit i përshëndeti drejtori i këtij institucioni dr. Hysen Matoshi, i cili u uroi mirëseardhje dhe punë të mbarë. Po ashtu, pjesëmarrësit i përshëndeti edhe ministrja e Arsimit, e Shkencës, e Teknologjisë dhe e Inovacionit të Republikës së Kosovës, Arbërie Nagavci.
Në këtë aktivitet shkencor e kulturor që do të zhvillohet deri më 23 qershor dhe ku do të trajtohen aspekte të ndryshme që kanë të bëjnë me zhvillimin e terminologjisë në gjuhën shqipe, si dhe shumë çështje të tjera të fushës albanologjike, me ftesë të organizatorit mori pjesë edhe drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Ylber Sela, i shoqëruar edhe nga përgjegjësi i Sektorit të përkthimit dhe lekturës, Ahmet Selmani. Drejtori Sela zhvilloi takime të shumta me personalitete të jetës shkencore e shoqërore dhe me studiues të ndryshëm të albanologjisë.
Me këtë rast për bibliotekën e AZGJ-së, atij ia dhuruan edhe disa nga botimet më të reja të Institutit Albanologjik të Prishtinës.
Po ashtu, drejtori Y. Sela vizitoi edhe Institutin e Studimeve Sociale dhe Humanistike, ku u takua me drejtorin e saj, Arsim Sinani, si dhe profesorët e Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli dhe Selim Bezeraj. Gjatë këtij takimi u bisedua lidhur me bashkëpunimin ndërmjet institutit në fjalë dhe Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës. Me këtë rast drejtori Sinani i dhuroi disa botime të institutit të tij.
[gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="6051,6054,6057,6060,6063"]
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email