Drejtori i AZGJ-së takoi guvernatoren e Bankës Popullore të RMV-së

Dec 31, 2019

Drejtori i AZGJ-së takoi guvernatoren e Bankës Popullore të RMV-së
Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, sot realizoi një takim me kreun e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Anita Angelovska-Bezhoska dhe ekipin e saj për t’u njohur nga afër për atë se sa ky institucion është i gatshëm dhe i përgatitur për të zbatuar obligimet që dalin nga Ligji për Përdorimin e Gjuhëve. Drejtori Sela dhe guvernatorja Angellovska-Bezhoska shkëmbyen mendime për realizimin e obligimeve që burojnë nga dispozitat e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Në anën tjetër, drejtori Sela tha se AZGJ-ja me kapacitetet e veta mbetet e hapur për bashkëpunim, duke ofruar përkrahje në pjesën e informacioneve këshillëdhënëse për zbatimin e këtij ligji, ashtu si edhe ndihmë në sigurimin e përkthimit dhe lekturës së formularëve dhe dokumenteve që burojnë nga puna e Bankës Popullore. Këto takime janë në kuadër të tubimit të informacioneve për zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve nga ana e institucionit të lartpërmendur. [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="3206,3209"]

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk