Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës zhvilloi sot një takim pune me ministrin e Kulturës dhe Turizmit
Jul 29, 2026
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Granit Osmani, zhvilloi sot një takim pune me ministrin e Kulturës dhe Turizmit Sedat Sulejmani, me të cilin diskutuan për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta në fusha me rëndësi për qytetarët.
Gjatë takimit u vlerësua rëndësia e bashkëpunimit në funksion të promovimit të vlerave gjuhësore dhe kulturore, si dhe u shpreh gatishmëria për vazhdimin e komunikimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë në të ardhmen.
Agjencia e Zbatimit të Gjuhës mbetet e përkushtuar për të qenë partner aktiv i institucioneve në avancimin e standardeve gjuhësore dhe në promovimin e barazisë dhe respektimit të të drejtave gjuhësore.
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email