Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës në një atmosferë bashkëpunuese dhe konstruktive, zhvilloi takim pune në Ministrinë e Drejtësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Jul 24, 2026
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Granit Osmani, i shoqëruar edhe nga këshilltarët shtetërorë, Jeton Sulejmani dhe Nebi Bilalli, në një atmosferë bashkëpunuese dhe konstruktive, zhvilloi takim pune në Ministrinë e Drejtësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku u pritën nga ministri Jeton Shasivari.
Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e avancimit të politikave gjuhësore dhe forcimin e zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në institucionet shtetërore. Gjithashtu, u theksua nevoja për bashkëpunim të ndërsjelltë e të vazhdueshëm institucional, për përmirësimin dhe avancimin e përdorimit të gjuhës shqipe dhe për garantimin e standardeve të cilësisë në këtë drejtim.
Takimi e konfirmoi angazhimin e ministrit Shasivari, si një njohës i shkëlqyer i dispozitave të ligjit dhe zotimin e tij, në drejtim të përmirësimit të zbatimit të gjuhës shqipe, sipas dispozitave të ligjit në institucionet e vendit. Nga ana tjetër, drejtori i AZGj-së, Granit Osmani, shprehu gatishmërinë e paekuvoke të Agjencisë, për zbatimin, në germë dhe në frymë, të Ligjit të Zbatimit të Gjuhës.
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email