Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës , Granit Osmani dhe kolegu i tij, nga postat e Maqedonisë së Veriut, Orhan Kurtishi takuan ambasadorin e Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoj

Oct 24, 2024

Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës , Granit Osmani dhe kolegu i tij, nga postat e Maqedonisë së Veriut, Orhan Kurtishi takuan ambasadorin e  Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoj

Gjatë këtij takimi u diskutuan shumë tema me rëndësi që lidhen me bashkëpunimin ndërinstitucional dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona. Një ndër pikat kryesore të këtij takimi ishte bashkëpunimi në fushën e gjuhës dhe kulturës, ku u theksua rëndësia e promovimit të gjuhës dhe trashëgimisë kulturore të të dy vendeve.

Drejtori Osmani, shprehu përkushtimin e AZGj-së, për të vazhduar punën në zbatimin e politikave gjuhësore, duke u fokusuar në ruajtjen dhe përkrahjen e diversitetit gjuhësor, ndërkohë që z. Kurtishi, theksoi rolin e Postave të Maqedonisë së Veriut, në shpërndarjen e materialeve edukative dhe kulturore që do të kontribuojnë në këtë drejtim dhe bashkëpunimin ndërmjet postave të të dy vendeve.

Ambasadori Ulusoj, në anën tjetër, vlerësoi angazhimin e institucioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për zhvillimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe potencoi gatishmërinë e Republikës së Turqisë, për të mbështetur iniciativa të përbashkëta, që kontribuojnë në zhvillimin e marrëdhënieve kulturore dhe ekonomike.

Ky takim dëshmoi edhe një herë se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve është çelësi për përparimin e përbashkët dhe për forcimin e lidhjeve ndërmjet vendeve tona.

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk