Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës takohet me Presidentin e RMV-së

Jul 1, 2019

Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës takohet me Presidentin e RMV-së
Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela, sot u takua me Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Takimi u fokusua në kushtet lidhur me zbatimin e Ligjit mbi Përdorimin e Gjuhëve nga institucionet publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Drejtori Ylber Sela e informoi Presidentin Pendarovski për aktivitetet e deritanishme të realizuara, si dhe sfidat dhe planet e Agjencisë gjatë zbatimit të Ligjit. Ai theksoi rëndësinë e zbatimit të Ligjit nga ana e Institucionit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shprehu se beson që institucionet e tjera në vend së shpejti do të rregullojnë veprimet e tyre sipas Ligjit mbi Përdorimin e Gjuhëve. Të dy bashkëbiseduesit në përfundim thanë se respektimi i Ligjit mbi Përdorimin e Gjuhëve jep një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe kultivimin e bashkëjetesës ndëretnike, si dhe në arritjen e objektivave strategjike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, anëtarësimin e plotë në NATO dhe Bashkimin Evropian. Foto: pretsedatel.mk [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" ids="1379,1382,1385"]

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk