Dita e “Mesharit” të Gjon Buzukut – librit të parë shqip

Jan 5, 2020

Dita e “Mesharit” të Gjon Buzukut – librit të parë shqip
5 janari njihet si dita e librit të parë të shkruar në gjuhën shqipe, “Meshari” (1555) të Gjon Buzukut. Në të vërtetë, siç pohon vetë autori në parathënien e librit të tij, atë e filloi më 20 mars të vitit 1554 dhe e mbaroi më 5 janar të vitit 1555. Libri u shkrua për shërbesa fetare në gjuhën shqipe, pra “ense dashunit nsë botësë saneh”, siç pohon vetë autori. Mirëpo, për shkak të rrethanave historike, mbeti në harresë deri në vitin 1740, kur atë e zbuloi në Bibliotekën e Propagandës Fide ipeshkvi i Shkupit Imzot Gjon Nikollë Kazazi. Dhe që nga ky vit u bë pjesë e trashëgimisë kulturore dhe gjuhësore shqiptare. Pa dyshim, “Meshari” është baza e identitetit kulturor, gjuhësor e qytetërues të shqiptarëve. Për shkak të rëndësisë së jashtëzakonshme që ka ky libër, 5 janari do të duhej të ishte datë e përkujtimit të të gjithë atyre që gjatë historisë u përndoqën dhe u martirizuan për ta mbajtur gjallë gjuhën shqipe, këtë themel të identitetit tonë kombëtar, me të cilën shqiptarët arritën të mbijetojnë deri në ditën e sotme duke i shpëtuar asimilimit. [gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" bgs_gallery_image_size="full" ids="3184"]

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk