Biblioteka e AZGJ-së u pasurua edhe me Fjalorin e Termave në Arsim
Sep 25, 2020
Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës e vizituan autorët e Fjalorit të Termave në Arsim, shqip-maqedonisht dhe maqedonisht-shqip, mr. Ardiana Isahi Palloshi dhe mr. Ridvan Zeqiri, të cilët i priti drejtori Ylber Sela me bashkëpunëtorët e tij i cili i informoi lidhur me aktivitetet dhe projektet e institucionit që e udhëheq.
Gjatë këtij takimi ata biseduan edhe për shumë çështje që kanë të bëjnë me gjuhën shqipe, sidomos me terminologjinë në përgjithësi.
Më këtë rast autorët në fjalë i dhuruan disa kopje të këtij fjalori për bibliotekën e AZGJ-së. Kështu, mozaikut të gjerë të fjalorëve për nevojat e përkthyesve dhe lektorëve iu shtua edhe ky fjalor i veçantë.
[gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" ids="4656,4659"]
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email