Biblioteka e AZGJ-së u pasurua edhe me disa fjalorë terminologjikë

Jul 2, 2020

Biblioteka e AZGJ-së u pasurua edhe me disa fjalorë terminologjikë
Këto ditë Agjencia e Zbatimit të Gjuhës arriti t’i sigurojë edhe disa fjalorë të rrallë për nevojat e saj, të cilët janë botuar para shumë vitesh dhe që shumë vështirë mund të gjenden në shitje. Kështu, krahas shumë fjalorëve të tjera, tani e tutje në bibliotekën e saj do të jenë edhe këta: Fjalor terminologjik serbokroatisht – shqip ( autorë Sh. Veliu, S. Drini, A. Zaimi – botuar në vitin 1961); “Fjalor maqedonisht – shqip (autorë Mile Qorvezirovski dhe Lutfi Rusi, i botuar në vitin 1967); Fjalor i terminologjisë tekniko shkencore – shqip, serbokratisht, rusisht, frëngjisht (përgatitur nga grup autorësh, botuar në vitin 1967), Fjalor i mikrobiologjisë (botuar në vitin 1980); Fjalor i termave të ekonomisë politike – shqip, frëngjisht, rusisht (botuar më 1983); Fjalor i terminologjisë së biznesit anglisht - shqip dhe shqip - anglisht ( autor Nexhmi Rexha, botuar më 2001), Fjalor i termave themelore të bujqësisë shqip, anglisht, frëngjisht, italisht, rusisht (hartuar nga grup autorësh, botuar më 2006); Fjalori katërgjuhës i Danil Voskopojarit).
Natyrisht këta fjalorë do t’ua lehtësojnë punën dhe dilemat me të cilat ballafaqohen përkthyesit dhe lektorët e Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës.
[gallery bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" size="full" ids="4144"]

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk