Bashkëpunim ndërinstitucional me Gjykatën Supreme me temë zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve
Jul 29, 2021
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela realizoi një takim bashkërendues në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku u prit nga kryetarja e gjykatës, Besa Ademi.
Në këtë takim u diskutua për dispozitat e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve dhe mënyrat më të lehta të zbatimit të tyre nga gjykatat e vendit.
Me këtë rast, kryetarja Ademi kërkoi sqarime plotësuese dhe mbështetje të drejtpërdrejtë në drejtim të zbatimit të ligjit në fjalë edhe në Gjykatën Supreme.
Nga ana tjetër, drejtori Sela ofroi mbështetjen e plotë të AZGJ-së me ato kapacitete që i ka.
Ata u dakorduan që ky takim të jetë pikënisja e hapave konkret të zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në Gjykatën Supreme.
[gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="6328,6331"]
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email