AZGJ-ja promovoi librin “Gjuha shqipe para dhe pas miratimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve të vitit 2019”

Nov 22, 2021

AZGJ-ja promovoi librin “Gjuha shqipe para dhe pas miratimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve të vitit 2019”
Në praninë e një numri të madh pjesëmarrësish, përfaqësues të jetës politike, arsimore, kulturore e shkencore, në mesin e të cilëve edhe kryetari i Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi dhe zëvendëskryeministri i parë të Qeverisë së RMV-së, Artan Grubi, në amfiteatrin e UEJL-së në Shkup u promovua libri me titull “Gjuha shqipe para dhe pas miratimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve të vitit 2019” të bashkautorëve Ylber Sela, Jusuf Zejneli, Jeton Shasivari, Argëtim Saliu, Llazo Matovski dhe Valbona Hajretini.
Në fillim, të pranishmit i përshëndeti drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela i cili foli për punën e palodhur të autorëve, si dhe për ekipet e AZGJ-së, të cilat punuan rreth përgatitjes dhe botimit të këtij libri.
Një fjalë rasti e mbajti edhe zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së RMV-së, Artan Grubi, i cili theksoi rolin e rëndësishëm të AZGJ-së dhe të Inspektoratit të Përdorimit të Gjuhëve, si dy institucione të cilat kujdesen për ta zbatuar gjuhën shqipe në nivelet zyrtare.
Po ashtu, të pranishmit i përshëndeti edhe zëvendësrektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike në Tiranë, prof. dr. Valter Memisha.
Ndërkaq, për vlerat e librit në fjalë folën recensentët prof. dr. Adnan Jashari dhe prof. dr. Izer Maksuti, të cilët i vunë në dukje disa nga aspektet e këtij studimi që ka të bëjë me ecurinë dhe avancimin ligjor të gjuhës shqipe në RMV.
Në fund, në emër të autorëve doli prof. dr. Jeton Shasivari.
[gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="7089,7092,7095,7098,7101,7104"]

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk