AZGJ-ja nis bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Përkthimit në Komisionin Europian
Feb 17, 2022
Si rezultat i përpjekjeve për lidhje ndërkombëtare me institucione dhe organizata të huaja nga fushat e shkencave gjuhësore, përkthimit, interpretimit dhe lekturimit, drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, nisi bashkëpunimin me Drejtorinë e Përgjithshme të Përkthimit në Komisionin Europian. Për këtë qëllim, sot u mbajt një takim online me përfaqësues të drejtorisë, përkatësisht me Xhosefine Hederstroemin, Klaudia de Stefanisin dhe Jovana Stojkovska- Birtanovskën.
Takimi ishte një mundësi e shkëlqyer për të prezantuar punën e AZGJ-së para përfaqësuesve të Drejtorisë, për të vendosur komunikimin dhe diskutimin fillestar për çështje me interes të përbashkët.
Drejtori Sela falënderoi për mundësinë e takimit dhe i njoftoi bashkëbiseduesit për punën e deritanishme të AZGJ-së, projektet e realizuara, publikimet e përgatitura dhe konferencat e mbajtura shkencore, seminaret dhe trajnimet, si dhe prezantoi projektet e AZGJ-së për vitin 2022, përfshirë fillimin e ciklit të dytë të trajnimeve për përkthyes dhe lektorë; shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, e cila do të mbahet në fillim të javës së ardhshme; promovimin e punimit shkencor në mars të këtij viti, që analizon aspektet juridike të përdorimit të gjuhëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut; trajnimi i përkthimit simultan për përkthyes në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup; projekti për përditësimin e fjalorit dygjuhësh të interpretimit kontekstual VERBIS etj. Drejtori Sela gjithashtu theksoi interesimin e AZGJ-së për të dërguar një pjesë të ekipit të saj të ekspertëve në një vizitë studimore në Bruksel apo Luksemburg, ku ndodhen zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Përkthimit të Komisionit Europian.
Përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Përkthimit falënderuan për prezantimin shterues të punës së AZGJ-së, u zotuan për vazhdimin e komunikimit me AZGJ-në, si dhe për të shqyrtuar mundësinë e realizimit të temave që u diskutuan në këtë takim.
Shkup, 16.2.2022
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email