AZGj-ja nesër shënon Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare
Feb 20, 2025
Më rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, nesër (21 shkurt) Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së, ka organizuar një aktivitet kulturor-shkencor, që do të mbahet në sallën e Komunës së Çairit në Shkup, duke filluar prej orës 10.
Në këtë aktivitet solemn, do të marrin pjesë përfaqësues të lartë shtetërorë, përfaqësues të jetës kulturore, shkencore e arsimore, si dhe përfaqësues të mediave.
Po ashtu, me këtë rast do të mbahet edhe Konferenca Shkencore me temë “Gjuha shqipe – identitet dhe jo politikë” në të cilën me kumtesat e tyre do të paraqiten studiues të sferave të ndryshme dhe profesorë universitarë.
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email