AZGJ-ja nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Studimeve për Arbëreshët

Jun 15, 2021

AZGJ-ja nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Studimeve për Arbëreshët
Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës sot e vizitoi drejtoresha e Qendrës së Studimeve dhe të Publikimeve për Arbëreshët, Diana Kastrati me bashkëpunëtorët e saj, të cilën e priti drejtori Ylber Sela. Gjatë këtij takimi u fol për këto dy institucione, për gjendjen e gjuhës shqipe dhe, sidomos, për arbëreshët dhe arbërishten. Me këtë rast zonja Diana Kastrati i dhuroi AZGJ-së disa botime të qendrës së saj (Jeronim de Rada, Antonio Bellushi, Ornela Radovicka, Klara Kodra, Silvana Nini).
Po ashtu, me këtë rast u nënshkrua edhe një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës dhe Qendrës së Studimeve dhe të Publikimeve për Arbëreshët. Marrëveshjen në fjalë e nënshkruan Ylber Sela për AZGJ-në dhe Diana Kastrati për QSPA-në.
[gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="5957,5960,5963,5966,5969,5972"]

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk