AZGj-ja mori pjesë në ekspozitën “Gjuha jonë” në Kumanovë

Jun 3, 2022

AZGj-ja mori pjesë në ekspozitën “Gjuha jonë” në Kumanovë
Pjesëmarrja e Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës të RMV-së në aktivitetet që kanë të bëjnë me gjuhën shqipe, tanimë është bërë si një detyrë e përditshme. E tillë ishte edhe pjesëmarrja e saj në ekspozitën “Gjuha jonë”, e cila u hap në Shkollën Fillore Komunale “Jeronim de Rada” në Çerkez (Kumanovë), në suaza të patronatit të kësaj shkolle. Të pranishmit i përshëndeti drejtori i kësaj shkolle, zotëri Memet Bajrami. Ndërkaq, ne emër të AZGj-së, i përshëndeti këshilltari shtetëror i përkthimit, Nebi Bilalli. Po ashtu, para të pranishmëve foli edhe arsimtari Emrah Bilalli, duke i falënderuar të gjithë ata që kontribuan për këtë aktivitet kulturor. Pastaj bashkërisht u shpall e hapur ekspozita në fjalë, e cila përmbante fotografi e dokumente për historikun e gjuhës shqipe, si dhe punime artistike të nxënësve të kësaj shkolle. Kumanovë, 3.6.2022  

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk