AZGJ-ja filloi bashkëpunimin me Këshillin Britanik
Jan 18, 2021
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, pati një takim online me drejtoreshën e Këshillit Britanik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Eleonora Zaprova.
Takimi u mbajt me kërkesë të drejtorit Sela, duke marrë parasysh rëndësinë dhe përvojën e Këshillit Britanik në fushën e arsimit, të kulturës, të trajnimit dhe të testimit në gjuhën angleze, si dhe në punën e sektorin civil.
Drejtori Sela e njohu bashkëbiseduesen e tij me punën e AZGJ-së, me projektet e planifikuara në të ardhmen, siç është krijimi i një fjalori digjital (maqedonisht-shqip, shqip-maqedonisht, me mundësi për ta përditësuar edhe në anglisht), si dhe fillimin e funksionimit të qendrës së trajnimit të përkthyesve dhe të lektorëve të institucioneve të sektorit publik, e cila do të veprojë në kuadër të AZGJ-së.
Drejtoresha Zaprova u shpreh e hapur për bashkëpunim me AZGJ-në, dhe gjithashtu ndau përvojën e saj në lidhje me zbatimin e trajnimeve dhe testeve gjuhësore, si dhe zhvillimin e një metodologjie për të mësuar një gjuhë joamtare.
Të dyja palët e vlerësuan takimin si shumë të dobishëm dhe ranë dakord që dialogu të vazhdojë me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe bashkëpunimin në të ardhmen.
[gallery bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" size="publisher-lg" ids="5244"]
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email