AZGJ-ja e shënoi Ditën Europiane të Gjuhëve
Sep 26, 2020
Me rastin e 26 Shtatorit - Ditës Europiane të Gjuhëve, AZGJ-ja organizoi një tryezë të rrumbullakët në Klubin e Deputetëve me temë "Shumëgjuhësia në Republikën e Maqedonisë së Veriut - një mundësi ose pengesë në procesin e ndërtimit të një shoqërie qytetare demokratike".
Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, iu drejtua të pranishmëve dhe përfaqësuesve të medieve, duke theksuar se AZGJ-ja njeh rëndësinë e kësaj date simbolike që shënon shumëgjuhësinë dhe diversitetin gjuhësor në Europë. AZGJ-ja do të vazhdojë ta shënojë këtë datë të rëndësishme, sepse shkalla e respektit dhe edukimit të larmisë gjuhësore është pasqyrim i shkallës së zhvillimit demokratik të secilit shtet.
Në tryezën e rrumbullakët, paraqitje kishin edhe Xhelal Hoxhiq, zëvendësdrejtor i Agjencisë së Realizimit të të Drejtave të Bashkësive; Ana Popova Manasievska, kryetare e Shoqatës së Përkthyesve dhe të Interpretuesve (MATA); Diana Treneska, përfaqësuese nacionale e Këshillit të Europës për shënimin e Ditës Europiane të Gjuhëve dhe përfaqësuese e Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës; Dragana Gjoreska, profesoreshë në SHEJQSH "Vasil Antevski - Dren", si dhe profesoresha universitare Ajten Hajdari-Qamili.
[gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="4669,4672,4675,4678,4681,4684"]
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email