AZGj-ja dhe Komuna e Gazi Babës nisin bashkëpunimin e ndërsjellë

Apr 19, 2022

AZGj-ja dhe Komuna e Gazi Babës nisin bashkëpunimin e ndërsjellë
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGj), Ylber Sela i shoqëruar nga ekipi i tij vizitoi Komunën e Gazi Babës, ku pati takim pune me kryetarin Boban Stefkovskin.
Në këtë takim u diskutuan të dhënat e publikuara së fundmi nga regjistrimi i popullsisë, i amvisërive dhe i banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në pajtim me të dhënat në komunën e Gazi Babës, ku krahas gjuhës maqedonase, edhe shqipja bëhet zyrtare.
Drejtori Sela i falënderoi për mundësinë e takimit dhe i ofroi ndihmë dhe mbështetje kryetarit Stefkovski për të filluar zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në komunë, me udhëzime konkrete se si të fillojë dhe të drejtohet ky proces në fazën e parë.
Nga ana tjetër, kryetari Stefkovski shprehu gatishmëri dhe vullnet për të realizuar atë që është detyrim ligjor dhe pret përkrahje dhe bashkëpunim ndërmjet dy palëve për realizimin e mëtutjeshëm me sukses të këtij procesi.
Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se komunikimi ndërinstitucional do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, me dinamikë të shtuar, në interes të zbatimit të detyrimeve ligjore dhe të realizimit të të drejtave të qytetarëve të komunës së Gazi Babës që e flasin gjuhën shqipe.
Shkup, 12.4.2022
   

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk