AZGJ-ja dhe Fondacioni Fridrih Ebert u dakorduan për bashkëpunim të përbashkët
Nov 11, 2021
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së, Ylber Sela, realizoi takim pune me delegacionin e Fondacionit Fridrih Ebert (Friedrich Ebert Stiftung) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të udhëhequr nga z. Rene Shlee, drejtor për Maqedoninë e Veriut dhe z. Valon Sadiki, koordinator i programit.
Duke e falënderuar për takimin, drejtori Sela e afirmoi rolin e rëndësishëm të fondacionit, si fondacion më i vjetër politik në Gjermani, në mbështetjen e nismave dhe projekteve për bashkëpunimin paqedashës, avancimin e të drejtave të njeriut dhe demokracisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa njëkohësisht e njoftoi bashkëbiseduesin e tij me punën e deritanishme të AZGJ-së. Në këtë kontekst, të dy bashkëbiseduesit patën mundësinë të këmbejnë mendime në lidhje me bashkëpunimin e mundshëm mes të dyja institucioneve.
Të dyja palët e vlerësuan takimin si mjaftë të dobishëm dhe theksuan se do të jenë të hapura për vazhdimin e komunikimit dhe bashkëpunimit në projekte me interes të ndërsjellë.
[gallery bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" size="publisher-lg" ids="6938,6941,6944,6947"]
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email