Ambasadori i Shqipërisë vizitoi Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës
Jul 3, 2019
Në ambientet e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës sot u zhvillua takim ndërmjet drejtorit të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela, dhe Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Fatos Reka.
Në takim u diskutuan një sërë çështjesh të cilat janë të një rëndësie thelbësore për funskionimin e Agjencisë dhe ndërmarrjen e masave për përballjen e sfidave.
Gjatë takimit, drejtori Sela e njoftoi Ambasadorin Reka në lidhje me punën e deritanishme të Agjencisë si dhe hapat e mëtutjeshme që Agjencia do t’i ndërmarrë.
Ambasadori Reka shprehu gatishmërinë për bashkëpunim ndërmjet Agjencisë dhe institucioneve përkatëse në R. e Shqipërisë në të ardhmen.
Ambasadori Reka theksoi se beson që, falë vendosmërisë dhe gatishmërisë së drejtorit të Agjencisë dhe ekipit të tij, do të ketë përparim zbatimi i gjuhës shqipe, gjë e cila është në të mirë të vendit.
“Për faktorin shqiptar në RMV është një arritje e madhe miratimi dhe zbatimi i Ligjit mbi Përdorimin e Gjuhëve dhe kjo paraqet një mundësi për zbatim të një gjuhe korrekte, standarde, pa dialektizma, siç e meriton gjuha shqipe”, tha Ambasadori Reka.
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email